Mësuesja Sabahate Krasniqi sot mori ditarin dhe doli para nxënësve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, përkatësisht në Glatfelden.
Kjo u mundësua falë hapjes së një pike të re shkollore në kanton, ku nxënësit shqiptarë do të mund të vijojnë mësimet në gjuhën amtare, raporton Albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin Cyrih, Naser
Ulaj.
“LAPSH zotohet se këtë vit do të jetë një vit të suksesshëm me rritje të numrit të nxënësve”, tha kryetari i LAPSH it për Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj.

