Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut ka shpallur konkurs për një mësimdhënës apo mësimdhënëse për pikën shkollore në Affoltern am Albis për katër orë mësimi në javë.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kritere:
- Të kenë të rregulluar lejën e qëndrimit në Zvicër
- Të njohin gjuhën gjermane, të pakten niveli B1
- Të kenë të përfunduar shkollimin e lartë (Fakultetin e Edukimit; Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet shoqërore; Fakultetin, drejtimet shoqërore)
Kërkeses duhet t’i bashkangjitet kopja e lejeqëndrimit, kopja e gjuhës gjermane, kopja e diplomës, jetëshkrimi si dhe certifikatat mbi përvojën e punës.
Kërkesa mund të dërgohet në: info@lapsh-zh.ch
Konkursi mbetet i hapur deri më 17.02.2020