Duke u bazuar në gjendjen e këtyre ditëve, pas përhapjes së koronavirusit edhe në Zvicër, LAPSH «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut ka vendosur të shtyhet mësimi i gjuhës shqipe në një kohë më të përshtatshme pas kalimit të këtij virusi, shkruan albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Të dashur/-a nxënës/-e,
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se nga 16 mars ’20 e deri më 10 prill ’20, për arsye të gjendjes së krijuar nga Coronavirusi, nuk do të mbahet mësimi në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut. Siç jeni informuar edhe ju, është ndërprerë edhe mësimi i rregullt.
Kujdesi për shëndetin e të gjithëve është me përparësi, sidomos në këtë gjendje të cilën po e kalojmë. Bashkërisht do t’ia dalim ta përballojmë edhe këtë sfidë. Sapo të krijohen kushtet normale për mësim, ne do t’ju njoftojmë paraprakisht për rifillimin e mësimit.
Mësueset dhe mësuesit e LAPSH “N. Frashëri” Cyrih. /Albinfo.ch