Skip to content

Lansohet në Monthey “IllyrianBrains”

Sipas iniciatorëve «llyrianBrains» synon të krijojë ura komunikimi ndërmjet profesionistëve shqiptarë në mbarë botën.

Mësohet se më datë 23 mars 2024,  nga ora 18:00,  në Monthey do të lansohet “IllyrianBrains” në Zvicrën frankofone, shkruan albinfo.ch.

Referuar iniciatorëve «llyrianBrains» synon të krijojë ura komunikimi ndërmjet profesionistëve shqiptarë në mbarë botën.

Motoja do të jetë: “Bëhu pjesë e komunitetit dhe krijo bashkëpunime profesionale, kulturore dhe shoqërore me anëtarët e grupit në mbarë botën”.

Vlen të theksohet se në këtë iniciativë marrin pjesë, shqiptarja në ekzekutivin e qytetit Monthey, Aferdita Bogiqi, piktori shqiptar Ramë Dardania dhe studentët nga shkolla e muzikës në Kosovë, Fehmi Shala, Dion Dujaka, etj.

Lidhur me këtë lansim, luteni të kontaktoni në numrin e telefonit: 079 856 51 00 dhe në e-maiin: shalazenun@gmail.com për informata tjera.

LNKU I REGJISTRIMIT