Bartësit e iniciativës popullore „Për mbrojtje nga dhuna e armëve” kanë lansuar sot në Bernë zyrtarisht iniciativën e tyre. Siç njofton gazeta „20 Minuten”, kryetari i Lidhjes së Mjekëve Zviceranë FMH, Jacques de Haller, duke prezantuar iniciativën është shprehur se nismëtarët „nuk janë për abrogimin e ushtrisë, por për shpëtimin e jetëve”.
Sipas tij, ndalimi i mbajtjes së armëve ushtarake nëpër shtëpi do të zvogëlonte ndjeshëm numrin e vrasjeve dhe vetëvrasjeve që ndodhin në Zvicër.
Iniciativa, për të cilën do të votohet më 13 shkurt 2011, kërkon mbajtjen e një liste të armëve në nivel vendi, si dhe deponimin e armëve ushtarake në kazerma.
Në komitetin e iniciativës bëjnë pjesë mjekë, policë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të rreth 70 organizatave të tjera.
Në komitetin e iniciativës bëjnë pjesë mjekë, poilicë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të rreth 70 organizatave tjera.