Teksa industria e automobilizmit po shkon drejt SUV-ave, çdo kompani është hedhur në treg.
Tani një gjë të tillë e ka bërë edhe prodhuesi i veturave luksoze, Lamborghini me modelin Urus 2019.
Urus është vetura sportive e re e prodhuesit të famshëm që rivalizon direkt Bentley Bentaygan, Porsche Cayenne dhe Lan Rover Range Rover, transmeton Albinfo.ch.
Modeli i ri ka motor 4.0-litra me 650 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale prej 305 kilometrash për orë.
Urus do të dalë në shitje në pranverën e vitit 2018 me çmim rreth 200 mijë dollarë.