• 1 kg mish me copa
• 1 kokërr qepë
• 2 thelpinj hudhre
• 2 kokrra domate
• 1 lakër e prerë hollë
• 3 lugë vaj
• kripë, piper të zi
• pak piper të kuq
Si të gatuajmë mish me lakër:
Për të gatuar mish me lakër veprojmë në këtë mënyrë: Kavërdisim mishin me qepën, hudhrën e grirë dhe vajin.
Pasi skuqen mirë, shtojmë domatet e grira dhe pak piper të kuq. Shtojmë ujë, kripë, piper të zi dhe i lëmë të zihen të mbuluara, në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati.
Më pas shtojmë lakrën e prerë në copa dhe e lëmë të zihet në zjarr të ëmbël (të ngadaltë) derisa të mbetet me pak lëng.
Ju bëftë mire!
