Pasi u pranua në UEFA, Kosova pritet të pranohet edhe në FIFA. Kjo pritet të ndodhë më 13 maj në Kongresin e FIFA-s në Meksikë, shkruan albinfo.ch.
Kjo u premtua edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, por edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ishte optimist se kjo do të ndodhë.
Më pas lajmi tjetër i mirë është se Përfaqësuesja kosovare do të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin në Rusi dhe do të ishte në grupe me Kroacinë, Ukrainën, Islandën, Finlandën dhe Turqinë.
Lajmi i tretë është se skuadrat kosovare për herë të parë do të marrin pjesë në garat evropiane. Kampioni do të merrte në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, derisa fituesi i Kupës në ato të Ligës së Evropës.