Kosova luan miqësoren me Gjibraltarin më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Malin e Zi, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.
Të dy këto takime do të luhen në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një lajm i mirë për Bernard Challandes është rikthimi i Herolind Shalës.
Mesfushori kosovar ishte i lënduar dhe nuk mundi t’i ndihmojë ‘Dardanët’ në ndeshjet e shtatorit.
Përveç Shalës, për ndeshjet e tetorit Kosova pritet të llogarisë edhe në Milot Rashicën e Benjamin Kolollin, të cilët gjithashtu munguan në ndeshjet ndaj Çekisë e Anglisë, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.