Ka qenë vetë futbollisti, i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, se testi i dytë për koronavirus i ka dalë negativ.
Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademin dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.
Federata e Futbollit e Kosovës njëherësh i ka dëshiruar Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21.