Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.
Ai tha se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Gjithashtu, Plenkoviq u takua edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin tha se foli për marrëdhëniet e shtetit të tij me SHBA-në.
“Në takim me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe Kroaci-SHBA. Ne vazhdojmë bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe energjisë dhe dialogun cilësor për një sërë çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e fortë për Ukrainën”.