I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sot pas takimit mes kryenegociatorëve në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka shkruar se e ka drejtuar edhe një herë një takim, në të cilin është diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat që sulmohen nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Ia dolëm të mbushim disa boshllëqe mes propozimeve të të dyja palëve. Kam në plan t’i vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Hosted another discussion with the two Chief negotiators on a temporary solution for the people affected by the CBK decision. We managed to bridge some gaps between the proposals of the two Parties. I plan to continue our discussions soon based on the EU’s ideas for compromise. pic.twitter.com/PwhVpPiH2T
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 4, 2024