Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, sot duke filluar nga ora 15:00, sipas kohës sonë, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës, thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik.