Këngëtari Labinot Tahiri edhe këtë vit do të organizojë një darkë për të gjithë mërgimtarët, nga të gjitha trevat shqiptare. Me këtë ai dëshiron të tregojë dashurinë dhe respektin që e ka për popullin e tij që jeton në diasporë.
Këngëtari Tahiri në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur se më datën 5 gusht do të organizohet darka e kurbetçarit. Kjo darkë, ashtu sikur vitin e kaluar, do të organizohet në qytetin e Ferizajt, saktësisht para palestrës sportive “Bill Klinton” në Ferizaj.
Labi i ka ftuar të gjithë mërgimtarët që të bashkohen rreth kësaj sofre vëllazërore.
“Mos harroni nga e gjithë shqiptaria jeni të mirëseardhur në Ferizaj, Kosovë, më datë 05 gusht 2016! Nga ora 18:00 deri orën 22:00 në mbrëmje”, njofton albinfo.ch.
Po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjitha kompanive dhe Kuvendit Komunal që të ndihmojnë rreth këtij organizimi.
Albinfo.ch