Këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri-Labi, të premten në mbrëmje në qytetin e Ferizajt ka shtruar darkë për mërgimtarët.
Ushqimi tradicional shqiptar dhe pijet vendore, ishin pjesa kryesore e kësaj darke, ndërsa nuk ka munguar edhe kënga popullore e interpretuar nga Labi dhe orkestra i tij.
Ky është viti i dytë që këngëtari Tahiri organizon një darkë në shenjë respekti dhe mirënjohje për bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur darka ishte mbajtur në sheshin e qytetit të Ferizajt, këtë vit darka është mbajtur pranë Pallatit të Sportit të Ferizajt.
