Borussia Monchengladbach është duke kërkuar sulmues dhe njëri prej tyre është Andi Zeqiri, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Zeqiri, 25-vjeçar, aktualisht është futbollist i Genkut.
Ai ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te Standard Liege.
Zeqiri, që ka 16 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 23 paraqitje.
Trajneri i Gladbachut, Gerardo Seoane, e pëlqen shumë stilin e lojës së Zeqirit, i cili mund të luajë në disa pozita në sulm.
Çmimi i tij në treg, sipas faqes “Transfermarkt”, është 4 milionë euro.
Ai, si futbollist, është zhvilluar në Zvicër te Lausanne-Sport, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Augsburgu e Baseli.