Meteorologët parashikojnë se java e ardhshme do të jetë e ngrohtë, për këtë arsye kantoni Vaud po nxit fushatën e vetëdijesimit për t’u siguruar që njerëzit të kenë më shumë kujdes nga nxehtësia.
Shqetësim kryesor janë punëtorët e ndërtimit që kalojnë ditën në diell dhe të moshuarit.
Ata që punojnë jashtë, u kërkohet të mos heqin rrobat e tyre mbrojtëse. Shifrat tregojnë se ata janë më të rrezikuar ndaj kancerit të lëkurës, përcjell albinfo.ch.
Programi i ndërgjegjësimit ka funksionuar që nga viti 2010 dhe studimet tregojnë se vdekjet nga temperaturat e larta janë ulur 10% që nga viti 2003.