Spanja ka kaluar për herë të parë Italinë, duke u renditur e para në një nga vendet më të shëndetshme në botë, theksoi agjencia Bloomberg.
Klasifikimi u përqendrua në 169 ekonomi botërore, duke marrë parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë në shëndetin e njeriut, nga ushqimet dhe zakonet e të ngrënit, por gjithashtu edhe te jetëgjatësi, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit ose obezitetin, ajrin dhe ndotjen e ujit dhe, në fund, kushtet e sistemit shëndetësor, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Madridi krahasuar me renditjen e fundit të botuar në vitin 2017 ka kapërcyer gjashtë pozicione në klasifikim, duke marrë vendin e parë.
Në podium janë Spanja dhe Italia, e ndjekur nga Islanda, në vendin e tretë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Japonia.