Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar golin e parë në fanellën e Fenerbahçes
Vedat Muriqit nuk i është dashur shumë kohë që të shënojë golin e parë zyrtar me fanellën e skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe, shkruan albinfo.ch.
Muriqi shënoi për 2:0 ndaj Gazientepes, derisa Fenerbahçe po fiton 3:0 pas pjesës së parë.
Ky ishte goli i parë për Muriqin në sezonin e ri, derisa mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme mposhti portierin kundërshtar. Ai edicionin e kaluar kishte shënuar 13 gola.
Muriqi gjithashtu ka treguar paraqitje të mira edhe me fanellën e Kosovës.