Shqiptari nga Llojani i Kumanovës me uniformë ushatarake amerikane priti sekretares e SHBA-së Medlin Ollbrajt në një pikë rezistence gjatë luftës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ajaz Emini është nga fshati Llojan i Kumanovës, si shumë shqiptarë nuk e zgjodhi mërgimin, por ia imponoi regjimi jugosllav dhe ai si student i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohet nga vendlindja në vitin 1979 për të gjetur një strehim të sigurt dhe me perspektivë. Ai kishte zgjedhur SHBA-në shkaku i përndjekjes nga pushteti serb.
Duhet theksuar se Ajaz Emini, i cili brenda një muaji, gjatë bombardimeve të Serbisë, mbante dy uniforma ushtarake, atë amerikane dhe atë të UÇK-së.

Thuhet se ai dhjetë vjet e ka mbajtur “top-secret” për shkak të marrëveshjes me forcat amerikane, dhe ishte në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me forcat e NATO-s, të cilat çliruan Kosovën.
Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh.
“UÇK përmes gjeneralit shqiptar Kudusi Lame informonte për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ua dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano, prej ku niseshin aeroplanët e NATO-s dhe bombardonin forcat serbe”, është shprehur Emini, përcjell albinfo.ch.
