Duket interesant dhe i çuditshëm rrethi më i ri i Suharekës, që është duke bërë bujë në gjithë Kosovën, kjo vepër e Komunës së Suharekës.
Ky rrethrrotullim me përmasa shumë të vogla, i ndërtuar në këtë qytet, është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, veçmas në mediat online në Kosovë.
Përkundër kësaj, në realitet ky rrethrrotullim po u shkakton telashe automjeteve të rënda që kalojnë në këtë pjesë.
Qytetarët ankohen për këtë rreth që, sipas tyre, është vetëm pengesë për vozitësit, veçmas për automjetet e mëdha.