Ben Hanlin është magjistari më i shpejtë në botë.
31-vjeçari arriti të thyejë rekordin për më së shumti truqe të performuara në një minutë – performancë që kërkon mendje të shpejtë dhe gishta të shkathët.
Edhe pse britaniku e kishte praktikuar këtë rutinë që nga mosha pesëveçare, dështoi në tentimin e parë, transmeton Albinfo.ch.
Megjithatë, ai tentoi edhe dy herë të tjera duke e përfunduar tentativën e tretë me 27 truqe – që është një trik për çdo dy sekonda.
https://www.youtube.com/watch?v=AI3ghE6gkW0