Federata e Futbollit të Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug, 5 euro,
Lindje 10 dhe 15 euro,
Perëndim 15 euro dhe 20 euro,
VIP 80 euro.