Magazina “Time” nuk shkruan shpesh për temat që kanë të bëjnë me ushqimin madje është edhe më e pamundur të ketë diçka të tillë në ballinën e saj.
Por, që prestigjiozja amerikane ka bërë një përjashtim. Në numrin e fundit, në ballinë ka zënë vend, Rene Rexhepi, pronari i restoranti më të mirë në botë “Noma” në Danimarkë.
Magazina “Time” shkruan në ballinën e saj për shqiptarin e famshëm vetëm në edicionet në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme, por jo edhe në Amerikë, duke shkruar vetëm brenda nga autorja Lisa Abend.
Redaktorët e magazinës janë arsyetuar se lexuesit amerikanë mendojnë që gratë kanë ende fjalën kryesore në kuzhinë.
Edhe “The New York Times” më herët i kishte dedikuar disa faqe kuzhinierit më të mirë në botë me prejardhje shqiptare Rene Rexhepit, në një shkrim i cili titullohej “Rene Rexhepi – Princi i Danimarkës”.
Midis të tjerash aty ishte përmendur fakti që Rene ka prejardhje shqiptare.
NYT kishte shkruar se Rexhepi është një hibrid i vërtetë – ka nënë daneze dhe baba shqiptar nga Maqedonia.
Duke u nisur nga fakti se Rene tashmë ka hedhur në treg librin e tij të gatojcave, “Noma: Time and Place in Nordic Cuisine”, gazeta “The New York Times”, në artikull kishte publikuar edhe dy receta të po këtij libri.