Kemail Vuciterna, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Belgjikë, është cilësuar si një nga më të mirët e gastronomisë belge, veçmas në përgatitjen e patateve të skuqura, një specialitet që e bën të shquhet në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Ai po vlerësohet si një nga më të vlerësuarit për talentin dhe përkushtimin e tij në artin e kuzhinës.
Ai ushtron profesionin e kuzhinierit prej 33 vjetësh, me dyqanin e të cilit gjendet menjëherë pranë Kishës historike Notre Dame, në zonën turistike të Brukselit Sablon. /Albinfo.ch