Granit Xhaka vazhdon të jetë ndër yjet më të dashur të fansave të Arsenalit. Faqja zyrtare e televizionit për fansat e klubit ka postuar dy fotografi interesante të dedikuara për mesfushorin e talentuar, që është shndërruar në yllin kryesor të “Topçinjve” shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Në fotografi shihet se si kuzhinieri shqiptar Agron Thaçi ka bërë një picë me portretin e futbollistit, pas fitores 1:0 ndaj Burnleyt.
Granit Xhaka është lojtari kyç i Përfaqësueses së Zvicrës, derisa mbetet ndër lojtarët më të adhuruar nga shqiptarët.
Xhaka kaloi në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro, duke thyer rekordin e transferimeve sa i përket futbollit zviceran.