Punimet e Kuvendit të Shqipërisë sot kanë nisur me një minutë heshtje.
Deputetët shqiptarë kanë nderuar jetën dhe veprën e policit të Kosovës të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.
I ndjeri Bunjaku, i cili ra më 24 shtator në krye të detyrës nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, tashmë është shpallur hero i Kosovës.