Më 16 nëntor është caktuar seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.
Këto parti kanë kërkuar që të diskutohet çështja e dështimeve të Kosovës në diplomaci, veçanërisht situata e fundit e krijuar me tërheqjen e njohjeve dhe fushatën kundër Kosovës që po e bën Serbia.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, këtë e ka vlerësuar si sinjal pozitiv, sepse sipas tij, opozita po i kthehet punës së Kuvendit.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ndërsa e ka quajtur racizëm mosdhënien e tyre për kosovarët, duke shtuar se kjo çështje pritet të kryhet në dhjetor. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se çështja e diplomacisë së Kosovës duhet të trajtohet me seriozitet.