Së fundi, edhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka uruar kryetaren e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Ylfete Fanaj është e para shqiptare si kryetare e një parlamenti kantonal në Zvicër duke shënuar një histori të re në zgjedhjen e saj si kryetare më datën 23.06.2020.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës në urimin e tyre kanë shkruar se zgjedhja e saj është domethënëse për shtetin zviceran, e po ashtu edhe për popullin shqiptar që jeton në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
“Historia e juaj vërteton që çdo gjë është e mundur, për njëkohësisht tregon që në disa shtete evropiane, veçanërisht në Zvicër, politika ka një funksion transparent dhe secilit i jepet mundësi për të arritur vizonet dhe qëllimet e veta”, shkruhet në urimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Më poshë mund të lexoni postimin e plotë:
