Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në mbledhjen e këtij Kuvendi. Në këtë Kuvend, janë në rend të ditës dy pika: Raportimi i aktiviteteve të Kuvendit dhe Zgjedhja e organeve të Organizatës, si dhe të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje mund të bëjnë propozime, votojnë, kandidohen dhe të zgjidhen në organet e Kuvendit.
Mbledhja është e hapur për të gjithë të interesuarit.
Data: 16 dhjetor 2018
Koha: 14:00 – 16:00
Vendi: MY STOP Zürich, Moosbachstrasse 1, 8910 Affoltern am Albis, Salla e MY PLACE Restaurant (kati i tretë)
Për informata, këshilla apo sugjerime mund të shkruani në këtë adresë të e-mailit :
orhan.spahiu@hotmail.com