Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletëvotim ishte i pavlefshëm.
Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.
Kushtetuesja brenda një afati tremujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.
Kjo është nisma e dytë për Ilir Metën brenda dy vjetëve, ku shumica parlamentare kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Sakaq ngritja e këtij Komisionit Hetimor nuk është njohur nga vetë Meta, duke e quajtur antikushtetues dhe antiligjor. Meta, edhe pse është thirrur, nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit.