Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen për migrantët nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni
Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meloni falenderon kryeministrin Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimit.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”- shkruan Meloni.