Kuvendi i Maqedonisë ka vazhduar debatin për dy amendamentet e mbetura për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
Kuvendi më pas votoi pro draft-amendamentin për ndryshimin e emrit. Me 67 vota për, 23 kundër dhe 4 të përmbajtur, Kuvendi votoi draft-amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit, shkruan albinfo.ch
Në amendamentin e parë parashihet që në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohet me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Edhe mbrëmë deputetë kanë votuar disa ndryshime kushtetuese.