Sot, me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez, përcjell albinfo.ch.
Me këtë votim u dakordua që të ketë ndryshime kushtetuese, sipas propozimit francez.
Miratimi i propozimit do të thotë debllokim i rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me shtetin e Bullgarisë.
Në momentin kur në Kuvend u sqaruan procedurat e votimit dhe pikat tek të cilat u bazua seanca treditore, deputetët nga opozita maqedonase lëshuan sallën në formë revolte.
Jashtë objektit të Kuvendit aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të OBRM-PDUKM-së dhe partisë E majta, ndërsa në orën 14:00 u paralajmërua seanca për buxhetin shtetëror.