Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i painformuar për bisedimet.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka përsëritur se legjislativi nuk ka marrë deri më tash asnjë informacion zyrtar për rrjedhën e bisedimeve dhe për marrëveshjet e arritura nga të dyja delegacionet për lëvizjen e lirë, regjistrin civil dhe njohjen e diplomave universitare.
“Si rezultat i kësaj edhe nuk mund të kemi një qëndrim përderisa nuk kemi marrë asnjë dokument për këtë çështje”, është shprehur Krasniqi.
Nëse ka marrëveshje të nënshkruar për bisedime, atëherë i njëjti duhet të vijë në Kuvendi ka thënë kryekuvendari.
Ai nuk ka treguar nëse delegacioni i Kosovës është duke respektuar rezolutën e miratuar në Kuvendit për bisedime.
Ndërsa, ka shtuar se nuk është ai që duhet ta thirr kryenegociatoren Edita Tahiri të raportoj për bisedimet në Kuvend, por trupat e tjerë të Kuvendit, siç janë komisionet parlamentare.