Komisioni parlamentar i Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komisionin Parlamentar të Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Kryetarja e komisionit kosovar, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se ky memorandum ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes komisioneve homologe parlamentare për çështjet e interesit të përbashkët, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe reformës në sistemin e drejtësisë.
E Ulsi Manja nga Shgqipëria theksoi se janë vonuar me këtë lloj bashkëpunimi, por u shpreh se më mirë vonë se kurrë.
Në këtë takim palët janë pajtuar për formimin e grupeve të përbashkëta në nivel ekspertësh për ti identifikuar nevojat dhe për të hartuar strategji të përbashkëta të bashkëpunimit.