Edhe pse vazhdimisht paralajmëronin se do ta votojnë kundër një propozimi të tillë, sot këtë buxhet e votuan edhe partitë opozitare.
Gjatë debatit parlamentare, partitë opozitare megjithatë dhanë vërejtjet e tyre lidhur me këtë buxhet që ka të bëjë vetëm për marsin. Vendimi i opozitë për ta votuar këtë propozim të Qeverisë së re, është bërë për të mos lënë pa rroga shërbyesit që marrin rrogë nga buxheti i shtetit.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se mosdhënia e rrogave është rezultat i zvarritjeve të procesit zgjedhor nga ata që kërkuan përsëritje të votimeve.
Kryeministri, duke falënderuan opozitën, që i dha fund bojkotit dhe u kthye në Kuvend, u zotua se Qeveria shumë shpejt do t`ia procedojë Kuvendit, projekt-buxhetin për vitin 2011 në të cilin do të përfshihet edhe ngritja e rrogave për sektorin publik.
Ministër i Financave, Bedri Hamza, tha se kjo shtyrje buxhetore është shumë e nevojshme, pasi që nga 28 shkurti agjencitë buxhetore nuk kanë mundur të bëjnë asnjë pagesë.