Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, përcjell albinfo.ch.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme, Kryesia ka vendosur që seanca për dëbimin e gjashtë shtetasve turq të fillojë në ora 14:00.
“E kemi obligim sipas Kushtetutës që ta mbajmë këtë debat në Kuvend”, ka thënë Haliti.