Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit.
Vendimi i pezullimit të dekretit të presidentit Begaj do të thotë se për Tiranën urdhërohet të mos ketë zgjedhje lokale, ndërkohë që më herët avokatët e Veliajt e konsideruan shkelje të rëndë kushtetuese dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës përsa kohë sipas mbrojtjes e trajtoi shkarkimin e Veliajt si një çështje administrative, duke prodhuar sipas tyre një akti juridik të pavlefshëm.
Po në kushtetuese Erjon Veliaj ka kundërshtuar edhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës, që nuk u paraqit në detyrë siç thotë ai për shkak të pamundësisë sepse është i paraburgosur. Mbas kësaj padie avokatët shtuan edhe një pikë tjetër, ku kërkohej pezullim i dekretit derisa gjykata të shprehet për tërësinë e çështjes në themel.