Ndeshjet në grupe të Kampionatit Botëror kanë përfunduar të enjten mbrëma, dhe tani fillon faza e eliminimit, shkruan albinfo.ch.
Në këtë fazë do të ketë shumë duele interesante. Zvicra të martën do të ndeshet me Suedinë, ku do të kërkojë kualifikimin në mesin e tetë Kombëtareve më të mira të botës. Ky takim do të zhvillohet të martën nga ora 16:00.
Sfida më interesante shihet ajo ndërmjet Francës dhe Argjentinës, derisa Portugalia do të ndeshet me Uruguain. Një nga favoritët për të fituar, Brazili do të ndeshet me Meksikën, kurse Spanja me Rusinë.
Belgjika do të përballet me Japoninë, kurse Anglia me Kolumbinë, dhe Kroacia me Danimarkën.
Çiftet e 1/8
Franca-Argjentina
Uruguai-Portugalia
Brazili-Meksika
Spanja-Rusia
Kroacia-Danimarka
Suedia-Zvicra
Anglia-Kolumbia
Belgjika-Japonia