Skip to content

Kush janë tre kandidatët për të zëvendësuar Merkelin dhe çfarë thonin për të huajt?

Tre kandidatët potencialë për ta zëvendësuar Merkelin janë Friedrich Merz, Jens Spahn dhe Annegret Kramp-Karrenbauer, shkruan albinfo.ch.

Partia më e madhe gjermane CDU me çrast edhe vetë Gjermania po ndodhet në fazë tranzitore për shkak se kancelarja Angela Merkel nuk do kandidojë më për kreun e partisë. Tre kandidatët potencialë për ta zëvendësuar atë janë tre Friedrich Merz, Jens Spahn dhe Annegret Kramp-Karrenbauer. Dy të parët njihen si konservatorë, kurse e treta njihet si më besnike e politikave të Merkel.

Kandidati i parë Friedrich Merz (62) njihet si rivali më i madh i Merkelit. Ai shpesh ka folur për kulturën “dominante gjermane”, kundër dyshtetësisë dhe ka kritikuar ritualet tradicionale muslimane. Poashtu ka kërkuar nga emigrantët që duhet të pranojnë zakonet e tyre gjermane.

Fitorja e tij do sjellte një ndryshim të rrënjësishëm të politikave të kancelares Angela Merkel. Por gjasat janë të vogla, pasi treni i tij ka ikur.
Kandidati tjetër Jens Spahn (38) është ministër i shëndetësisë dhe poashtu njihet për linjën e ashpër konservatore. I rritur si katolik, ai nuk mendon se Merkeli se “Islami është pjesë e Gjermanisë.”

Kandidatja tjetër Kramp-Karrenbauer ka shërbyer me sukses në rajonin gjerman Saarland. 56 vjeçarja është tepër e afërt me Merkelin, ku ardhja e saj në Berlin gjatë 2018 mendohet se ka ndodhur për t’u përgatitur si kancelare e ardhshme. Ajo vetë është pasqyrë e një familje moderne: burri i saj rriti tre fëmijët, kur ajo kryente karrierën.

Si pjesë e CDU ajo ka qenë kundër martesave të të njëjtit seks dhe ka qenë skeptike rreth dyshtetësisë për turqit. Në politikën e refugjatëve ka mbështetur hapur Merkelin.