Pas një periudhe pothuajse njëvjeçare, stafi diplomatik i Kosovës nëpër botë ka arritur të kompletohet.
Me të marrë detyrën si ministre e Jashtme, Donika Gërvalla shkarkoi disa ambasadorë.
Dymbëdhjetë ambasadorët e shkarkuar ishin: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri) Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Amir Ahmeti (Katar).
Ndërkohë që në kuadër të emërimeve të reja në vijim ju sjellim emrat e ambasadorëve të rinj, të cilët tashmë janë konfirmuar nga MPJ.
Ilir Dugolli-SHBA
Skender Durmishi-Shqipëri
Faruk Ajeti-Gjermani
Mehdi Halimi- Francë
Fuad Morina-Katar
Ilir Kapiti- Britani e Madhe
Albesiana Iberhysaj-Çeki
Agron Bajrami-Bruksel