“Austria do kontribuojë në dialogun mes dy palëve,” tha Kurz përpara parlamentit. Në lidhje me deklaratën kontestuese të zv.kancelarit Heinz Strache se “Kosova është pjesë e Serbisë”, Kurz shtoi: “Nuk ka arsye për shqetësim nga ajo deklaratë.”
Momentalisht qeveria austriake është mes të djathtëve të OVP dhe ekstremit të djathtë FPO, kjo e fundit shquhet për deklarata kontraverse në mbështetje të nacionalizmit serb.
“Austria akoma ka imazhin e mirë në rajon (Ballkanin perëndimor),” duke shtuar se deklarata e Strache më shumë solli habi në opozitën austriake sesa në Beograd dhe Prishtinë. Kurz vijoi të mbrojë idenë e mbylljes së Korridorit Ballkanik për refugjatët.