Në Qeverinë austriake nuk ka të infektuar me koronavirus, sepse kancelari Sebastian Kurz dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë rezultuar negativë në testin e Covid 19, raporton orf.at.
Dje u diagnostikua një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kancelarit austriak. Të gjithë anëtarët e Qeverisë austriake menjëherë iu nënshtruan testit të nevojshëm.
Sipas mediave austriake, Kurz ndihet shumë mirë dhe nuk ka simptoma, ndonëse ka qenë në kontakt gjatë javës së kaluar me bashkëpunëtorin e tij, tashmë të infektuar, transmeton Albinfo Austria.
Kancelari synon të vazhdojë punën nga zyra e tij, por do të shmangë takimet personale.
Në shtator numri i infeksioneve me koronavirusi në Austri filloi të rritet përsëri, ndërsa shumica e të infektuarve u regjistruan në Vjenë.