Kancelari austriak, Sebastian Kurz të premten ishte optimist se një marrëveshje me Gjermaninë për hapjen e kufijve të përbashkët do të arrihet shpejt dhe në kohën e duhur, mase kjo që ishte vendosur që të pengohet përhapja e koronavirusit.
“Unë jam optimist se javëve në vijim do të gjejmë zgjidhje me Gjermaninë”, deklaroi kreu i qeverisë austriake, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Të dy vendet aktualisht kanë një numër shumë të ulët të infeksioneve të reja për sa i përket koronavirusit.
Komisioni i BE-së është gjithashtu i një mendimi për këtë çështje, me të cilët Kurz thotë se ka “bisedime të ngushta”. “Do të arrihet marrëveshja menjëherë nëse Gjermania është e gatshme ta bëjë këtë”, ka thënë Kurz.
Me hapjen e kufijve mes Austrisë dhe Gjermanisë do të përfitonte jo vetëm individët privatë, por edhe industritë e të dy vendeve, veçanërisht turizmi austriak.