Austria është shumë e interesuar për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot kancelari austriak Sebastian Kurz, para samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është një rajon mjaft afër Austrisë, me të cilin jemi lidhur ekonomikisht, për nga kultura dhe njerëzit, prandaj ne jemi shumë të interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurz, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Sot, qëllimi ynë është që të konfirmojmë perspektivën europiane të të gjitha vendeve të këtij rajoni. BE do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkohen me të”, theksoi ai.