Skip to content

Kurtit ia vendosin një arkivol para hyrjes së Qeverisë

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia vendosin një arkivol para derës hyrëse të Qeverisë.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para hyrjes së Qeverisë, raportojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.

Albin Kurti vazhdon të kritikohet nga opozita për punën e tij, sidomos te çështja e taksës.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës, e thirrur nga AAK-ja, ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Ndryshe, seanca ku po flitet për taksën ka nisur para pak minutash dhe aty po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.