Albin Kurti ka komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren.
Ai e ka quajtur këtë vendim të papranueshëm dhe politik. “Sot në ora 12:00 është paralajmëruar numri i votave me kusht, ata u bën bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën”, kështu ka thënë Kurti në Kuvend.
“Qytetarët kanë vendos të dielën e 19 nëntorit, gara elektorale fitohet duke i bindur qytetarët. Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Këtë nuk ua lejojmë”, është shprehur Kurti, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren.
“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.