Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovës.
Ai ka thënë se vendi po kalon në një moment të vështirë. Kurti në fjalimin e tij u bëri thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen, pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore kundër shkëmbimit të territoreve, përcjell albinfo.ch.
“Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale. Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë, pasi e kemi obligim historik dhe moral”, ka thënë Kurti.