Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes Facebook-ut se personat e akuzuar për sulmin në Iber-Lepenc ishin të lidhur me strukturat ilegale të Serbisë.
Ai thekson se integriteti territorial, sovraniteti i shtetit dhe sundimi i ligjit për të gjithë qytetarët janë vlera jetike për të cilat angazhohen pa pushim dhe për të cilat nuk do të ndalen kurrë.